Aleanca mbështeti Deharin kundër VMRO-LSDM për Kryetar komune, BDI mbështet Jahovskin kundër Mehmedit për deputet

0

Në njësinë e 5 zgjedhore po zhvillohet një garë interesante mes dy taboreve rivale në kampin shqiptar. Bartës i listës së BDI-së në njësinë e pestë zgjedhore është Talat Xhaferi, ndërsa nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa listës i prin Syrija Rashidi. Për deputetin e dytë gara më e ashpër pritet të zhvillohet në qytetin e Kërçovës, ku koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa ka kandiduar Remzi Mehmedin nga Kërçova, ndërsa BDI, Ismail Jahovskin, kryetarin e komunës së Pllasnicës. Beteja bëhet edhe më interesante në këtë qytet për shkak të rireshtimeve që kanë ndodhur. Në zgjedhjet lokale kur shqiptarët luftonin të fitojnë Komunën e Kërçovës, Remzi Memedi, nënkryetar i ASH-së, ishte në mbështetje të Fatmir Deharit si kandidat i vetëm shqiptar përballë koalicionit LSDM-VMRO. Ndërkaq, sot vetë Fatmir Dehari është shef i shtabit të Ismail Jahovskit që garon kundër kërçovarit Remzi Mehmedi.