Mehmedi nga Dibra: “Të bëjmë kuvendin e RMV si odat Dibrane”

0
cof

Sot qytetin e Dibrës e vizituan kandidatët për deputetë të njësisë zgjedhore 5 nga koalicioni ASH-AAA. Përveç takimeve të shumta me afaristë dibranë në fund kandidatët për deputetë të koalicionit Tash është Koha patën takim me strukturat e shtabit të përbashkët ASH-AAA. Në fjalën e tij kandidati numër 2, Remzi Mehmedi nga Kërçova, midis tjerash ju kërkoi dibranëve mbështetje masovike për listen e koalicionit ASH-AAA që në kuvendin e ardhëshëm të legjitimohen figura të cilat denjësisht do të përfaqësojnë shqiptarët. “Të dashur dibranë, nëse ju referohemi traditave të odave dibrane e dimë që në odat dibrane nuk i është dhënë e drejta të flasi çdokush por ata që kan pas me shumë dinjitet dhe jo ata që kan qenë të shquar për keqbërës apo keqpërdorues. Të tillë me dinjitet që duhet tu jepet e drejta e fjalës janë të rreshtuar në listat e koalicionit ASH-AAA dhe Dibra meriton të përfaqësohet denjësisht prandaj jemi të bindur se shumica e dibranve vlerësojnë se vërtetë Tash është koha”, shtoi midis tjerash Remzi Mehmedi në Dibër.