Arrestohen Alban dhe Bujar Ziberi familjarë të Naser Ziberit!

0

Alban dhe Bujar Ziberi, familjarë të ngushtë të Naser Ziberit të BDI-së janë arrestuar dje nga ana e policisë. Dy familjarët e Ziberit janë personat përgjegjës për mbushjen e kutive në Llaskarcë dhe Gllumovë në ditën e zgjedhjeve.
Policia konfirmon se janë arrestuar 4 persona, por burimet tona flasin për 9 të arrestuar. Një pjesë prej tyre janë liruar pas intervenimeve të shumta nga ana e kryetarit të Sarajit, Blerim Bexheti.
Gjithashtu, mësohet se po bëhen tentime për të ndryshuar qëllimin zyrtar të arrestimit. Tek dy prej të arrestuarve janë gjetur armë paleje.
Gjatë ditës së sotme priten detaje të reja nga ky aksion i policisë.