Përse i frikësohen ‘analistët politik të BDI-së’, daljes së BDI-së në opozitë?

0

Analistët e paguar politik kohës së fundit janë shtuar në mbrojtje të politikave të Bashkimit Demokratik për Integrim. Megafonat e tyre partiakë, gjatë kësaj fushate kanë qenë të zëshme kundër opozitës, si dhe kanë dhënë predikime në favor të BDI-së, duke e krahasuar me ideologji të duhur.

 

 

Fillimisht, gjatë fushatës analisti politik Xhelal Neziri, ka qenë vazhdimisht në mbrojtje të integristëve herë duke e sharë opozitën shqiptare, e herë duke kritikuar kreun e LSDM-së Zoran Zaev. Në mbrojtje të partisë së Ahmetit ka dalë shpesh herë edhe Seladin Xhezairi udhëheqësi i emisionit Klan Debat i cili është shumë i afërt me integristët. Kujtojmë që instituti politik që udhëhiqet nga këto dy analistë, gjatë fushatës zgjedhore kishte pranuar shumë prej 13.000 eurove që të nxjerr fituese BDI-në në anketat parazgjedhore.

 

 

Sot të njëjtët analistë, si Neziri dhe Xhezairi kanë kundërshtuar përsëri idenë e daljes së BDI-së në opozitë. Neziri duke nuhatur humbjen e favoreve financiare që përfiton nga BDI-ja e ka quajtur një skenar të tillë si jo legjitim, deri sa Xhezairi ka kritikuar votuesit opozitar për mospranim të humbjes në zgjedhje, si dhe ankesat e tyre i ka quajtur si alibi.