Remzi Mehmedi: Krimin elektoral mund ta faktoj hapja e kutive,kurse arsyet politike do i vërtetoj koha!

0

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët nga Kërçova Remzi Mehmedi ka komentuar rezultatet zgjedhore të 15 korrikut.

Ja çka shkruan në fb llogarinë e tijë: ,,Krimi elektoral i këtyre zgjedhjeve është i përmasave shtetërore. Krimi më i theksuar është në zonën 5 elektorale. Çdo tentativë nga kushtoqoftë për të minimizuar krimin elektoral në vetëm disa vendëvotime është tentim për të amnistuar krimin në nivel shteti e në veçanti në zonën 5. Hapja e kutive është zgjidhja e vetme për t’u konstatuar kjo por me kusht nëse me hapjen e disa kutive më të dyshimta konstatohet parregullësi, atëherë hapja e kutive të bëhet në nivel zone dhe në nivel shteti. Nuk ka PAK krim dhe SHUMË krim. Ose ka krim elektoral dhe mandatet e atyre që numerikisht kan epërsi nuk janë legjitime ose nuk ka krim dhe mbaron kjo histori. Unë mbaj bindjen që ka krim elektoral, ka mbushje, ka vjedhje, ka shantazh, ka blerje dhe gjithëcka që përfëshihet në krimin elektoral dhe tërë kjo është zbatuar nga një subjekt politik por nën regjinë e më shumë palëve të interesuara politike. Arsyjet politike…do i tregojë koha, ndërsa krimin mund ta faktojë hapja e kutive”