Zaevi godet Ahmetin: Autorizon Kasamin për negociata me BDI-në!?

0

Zaevi godet Ahmetin: Autorizon Kasamin për negociata me BDI-në!?

Kryetari i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë Zoran Zaev, i cili pritet të marr mandatin për formimin e Qeverisë së re, sipas informatave jo zyrtare ka autorizuar kreun e Lëvizjes BESA Bilall Kasami që të negociojë me Bashkimin Demokratik për Integrim. Takimi i djeshëm në mes kreut të integristëve Ali Ahmetit dhe Bilall Kasamit veç se e vërteton tezën e redaksisë sonë,por kjo në opinion është komentuar si ,,goditje” e Zaevit për Ahmetin,kur dihet fakti se Ahmeti më parë kishte deklaruar se ,,nuk ulem me horra” duke aluaduar në Selën dhe Kasamin.

Kreu i LSDM-së i cili ende gjendet në pushime, ende nuk ka theksuar asgjë se me cilën parti ai do të negociojë për Qeverinë e re. Por nëpërmjet bisedave telefonike e ka urdhëruar Kasamin që të negociojë me BDI-në, për të parë nga afër programin dhe platformën e tyre. Ndërsa nga ana tjetër, BDI pritet të heq dorë nga kërkesa për kryeministër shqiptar, dhe të pranoj se një ide e tillë ka qenë vetëm blof i marketingut politik për të tërhequr votues.

Në ditët në vazhdim priten negociata të reja në mes dy palëve.