Bujar Osmani: Zoran Zaev të kërkoj falje publike dhe pastaj të negociojë me BDI-në

0

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani, sot ka qenë i ftuar në emisionin Pressing në T7, ku ka folur rreth situatës aktuale politike në Maqedoninë e Veriut. Osmani ishte i ashpër ndaj Zoran Zaevit, duke vlerësuar se kreu i LSDM-së ka bërë vazhdimisht gabime ndaj BDI-së.

 

Sipas Bujar Osmanit, për negociatat e ardhshme të Qeverisë së re, Zoran Zaev duhet të kërkojë falje publike ndaj BDI-së, dhe pastaj të hy në negociata me to. Ai theksoi se Zoran Zaev me sjelljet e tij ndaj BDI-së ka bërë një gabim të madh dhe tani falja publike duhet të jetë domosdoshmëri. Ai gjithashtu ka komentuar qëndrimet private zë Zaev si qëndrime antishqiptare, dhe sjelljen e kreut të LSDM-së e quajti si të çuditshme.