Sela: Funksionarët e BDI-së i hakmerren Bogovinës, pasi që qytetarët e saj nuk lejuan ndërtimin e hidrocentraleve të tyre

0

Kreu i Aleancës për Shqiptarët sot ka reaguar nëpërmjet një konference për media për ngjarjet e mbrëmshme në Siniçan të Komunës së Bogovinës. Ai ka thënë që Maqedonia e Veriut është duke u shndërruar në shtet policor, si dhe rasti i mbrëmshëm është hakmarrje ndaj qytetarëve të Bogovinës pasi ato nuk lejuan të ndërtoheshin hidrocentrale të cilat janë në pronësi të funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim:

 

Me këtë lloj qasje vetëm se mund ta rrisin mllefin e qytetarëve dhe ta rrisin inatin e tyre dhe mos ti zgjidhin problemet. Këto janë nishanet e gjysmës së regjimit të VMRO-BDI. Andaj ata duhet të largohen sa më shpejt që aty. Në vend që të merren me këto probleme, në vend që të u sigurojnë qytetarëve ujë për pije i cili nuk u është siguruar deri tani, në vend që të shkojnë e të ua pamundësojnë jetën qytetarëve shqiptar duke ua pamundësuar ujin ata le të merren me Tetovën sepse ka dy javë që Tetova është pa ujë.

Ata dëshirojnë ti ndalojnë këto punime sepse pas kësaj fshihet diçka tjetër, kjo është hakmarrje që u bëhet Komunës së Bogovinës, kryetarit të saj dhe banorëve të saj sepse Komuna e Bogovinës nuk u ka dhënë leje për të bërë hidrocentrale ashtu siç kanë bërë në Malësinë e Sharrit gjithandej hidrocentrale funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Hidrocentrale të cilët e kanë bërë të pamundur furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Pollogut, dhe hidrocentrale të cilët e kanë prishur edhe ambientin jetësor. Andaj larg duart nga nevojat e qytetarëve dhe hiqni policët në mënyrë që sa më shpejt të punojnë dhe të sigurojnë ujin e pijshëm.