Simbol i rezistencës: Albon Xhemaili dhe fshatarët e Siniçanit kalojnë natën në mal, duke protestuar për ujë të pijshëm

0

Kryetari i Komunës së Bogovinës, mbrëmë u cilësua si simbol rezistence duke protestuar së bashku me qytetarët e tij përpara policisë e cila nuk lejonte të vazhdonin punimet në fshatin Siniçan. Kryetari Albon Xhemaili i posedon të gjitha dokumentacionet e rregulla për të filluar punimet për sjelljen e ujit të pijshëm në fshatin Siniçan, ku sipas banorëve dhe Këshillit Komunal është rast emergjent pasi që ndërlidhet edhe me pandeminë COVID19 ku banorët duhet të jenë patjetër të furnizuar me ujë.

 

Prokurorja publike Lejla Kadriu pas shqyrtimit të fakteve ajo ka urdhëruar policinë që të tërhiqet nga vendi ku po zhvillohen punimet dhe ti lejojnë fshatarët të vazhdojnë me punë. Ndërsa policia nuk e ka respektuar një urdhër të tillë, ku flitet se urdhëresa për të qëndruar atje, vjen nga Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, i cili është kuadër e Bashkimit Demokratik për Integrim parti kjo e cila në zgjedhjet parlamentare pësoi debakël në Komunën e Bogovinës.

 

Gjatë netëve të vona kryetari Albon Xhemaili, prokurorja Lejla Kadriu, banorë të fshatit Siniçan, kanë qëndruar tërë natën duke kërkuar që policia të tërhiqet. Deri sa kujtojmë që kryeministri Oliver Spasovski e ka kërcënuar prokuroren publike duke i thënë se ajo mbron kriminelët.

Tani në orët e mëngjesit, pritet të arrijnë më shumë qytetarë në përkrahje të Albon Xhemailit dhe banorëve të fshatit Siniçan.