Taravari: Nëse Naser Ziberi e merr mandatin mundë të llogaris në votat tona

0

 

Aleanca për Shqiptarët do të pranonte të ishte pjesë e qeverisë së re së bashku me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), vetëm nëse Naser Ziberi është kryeministri, në të gjitha rastet e tjera është për BDI të shkojë në opozitë.

Këtë për TV Telma e tha Arben Taravari, nga Aleanca për Shqiptarët që garuan në zgjedhje së bashku me Alternativën dhe fituan 12 vende parlamentare.

“Formimi i një qeverie është një lojë me numra, natyrisht, ne thamë, nëse Naser Ziberi është kryeministri, ne do ta mbështesim atë. Nëse jo, të gjitha kombinimet e tjera ku do të gjendeshim me dikë me pika të caktuara programi dhe parime të qeverisjes së mirë, ne jemi këtu për të ndihmuar dhe nëse mund t’i bëjmë 61 deputetë pa BDI”, deklraoi Taravari.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha dje në një intervistë për Kanal 5 se ata nuk do të ishin pjesë e një qeverie që përfshin BDI-në, por tha se ata nuk mund të hyjnë në negociata pa partnerin e tyre të koalicionit, Aleanca për Shqiptarët.