Ahmeti dëshiron që përmes tryezës së përbashkët të hedh fajin tek Koalicioni Aleanca&Alternativa!?

0

Ahmeti dëshiron që përmes tryezës së përbashkët të hedh fajin tek Koalicioni Aleanca&Alternativa!?

Partitë politike shqiptare ende nuk i janë përgjigjur zyrtarisht ftesës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, të thirrur për në 13 gusht, në ditën e Marrëveshjes së Ohrit.
Ftesa e Ahmetit për një takim mes liderëve të partive politike shqiptare vjen pikërisht në momentin kur sipas burimeve brenda BDI bisedimet me LSDM kanë arritur në ,,qorrsokak”
Ahmeti përmes takimit të liderëve dëshiron të arsyetojë dështimin e tijë në idenë për një Kryeministër shqiptarë.
Duke pasur parasysh qasjen e Ahmetit ndaj partive të tjera politike shqiptare, të cilat ai i quan me retorikë nënçmuese “të vegjël”, ai ftoi liderët partiak për të arsyetuar para opinionit në lidhje me idenë për kryeministër shqiptar, e cila siç duket nuk do të pranohet nga LSDM, e cila është fituese e zgjedhjeve dhe pret të marrë mandatin për formimin e Qeverisë nga ana e presidentit të vendit, Stevo Pendarovski.
Në këtë mënyrë, ftesa e Ahmetit është vetëm formale, duke e ditur se mospjesëmarrjen e liderëve shqiptar në këtë takim, Ahmeti do ta paraqiste si alibi para opinionit për mos realizimin e idesë për kryeministër dhe në këtë mënyrë do të “zhvishej” nga faji për këtë dështim.
Ahmeti doli me një kandidat partiak dhe me shumë pompozitet në fushatë duke premtuar se do të bëj realitet kryeministrin e parë shqiptar, por pas mbarimit të zgjedhjeve edhe pse numrat ja mundësojnë një pozicion shumë të favorshëm në bisedime nuk ka arritur që të bindë as LSDM dhe as VRMRO për një marrëveshje koalicionimi për formim të Qeverisë.
LSDM është shprehur kategorike se nuk do të pranojë me asnjë kusht kërkesën e BDI-së për kryeministër. Nga LSDM-ja thonë se vazhdojnë bisedimet serioze për formimin e shumicës stabile parlamentare dhe koalicionit qeveritar me mandat të plotë katërvjeçar.
“Qeveri e cila edhe më tej do të punojë për konceptin “një shoqëri për të gjithë. Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja do të trasojë fuqishëm drejt rrugës së integrimit në BE dhe në respektimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes me Bullgarinë dhe Marrëveshjen Kornizë”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.
Pikërisht kur opinioni pret shpalljen e marrëveshjes, Ahmeti doli me ftesë për takim të liderëve dhe atë pikërisht në përvjetorin e Marrveshjes së Ohrit dhe dy ditë parë dorëzimit të mandatit për formim të Qeverisë, kjo dëshmon qartë për pafuqinë e Ahmetit për të realizuar premtimin që mund të sjellë edhe fundin e karrierës së tij politike.
Nga ana tjetër, pjesëmarrja e liderëve politik shqiptar në takimin e ftuar nga Ahmeti, do t’i vendoste ato në pozitë më të favorshme para opinionit, pasi kjo do të dëshmonte se edhe pse partitë shqiptare nuk e penguan nismën e BDI, ajo sërish nuk arriti të realizoj edhe një premtim me të cilin fitoi votat e elektoratit shqiptar.