Ziadin Sela: Ja çka ju përgjigja Zoran Zaevit lidhur me formimin e Qeverisë!

0

Ziadin Sela: Ja çka ju përgjigja Zoran Zaevit lidhur me formimin e Qeverisë!

I ftuar në TV21 ,,Click Plus” në intervistën e parë pas zgjedhjeve të 15 korrikut,Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka folur për zgjedhjet,si kaluan ato,si ishte procesi dhe çka pas zgjedhjeve?

Në pyetjen e gazetarit se a keni komunikuar me Mandatarin Zoran Zaev për formimin e shumicës së re parlamentare?
Ziadin Sela ka thënë se e ka thirrur Mandatari por se përgjigja ka qenë shumë e qartë dhe e drejtpërdrejtë.
Sela: I kam thënë Zoran Zaevit,mund të ulesh dhe të bisedosh me Ali Ahmetin për këtë temë,ne si koalicion i kemi dhënë mbështetje publike zotri Ahmetit për të bërë Kryeministrin Shqiptarë.
Kjo ka qenë përgjigja e Selës ndaj ftesës së Zaevit për tu bërë pjesë e shumicës parlamentare.
Sela ka thënë se nuk dëshiron asnjëherë të luaj lojra që dëmtojnë shqiptarët.