Ziadin Sela:Kusht për të siguruar 2/3 me votat e ASH&AA është gjuha shqipe në Kushtetutë

0

Ziadin Sela:Kusht për të siguruar 2/3 me votat e ASH&AA është gjuha shqipe në Kushtetutë

I ftuar në TV21 ,,Click Plus” në intervistën e parë pas zgjedhjeve të 15 korrikut,Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka folur për zgjedhjet,si kaluan ato,si ishte proçesi dhe çka pas zgjedhjeve?
Ziadin Sela ka folur edhe për mundësinë që nga opozita të bëhen zgjidhje për probleme konkrete.
Ziadin Sela ka thënë: Kjo shumicë parlamentare do të ketë nevojë edhe për të siguruar shumicë të dyfishtë për ndryshime të ligjeve dhe ne si opozitë në atë moment do të kushtëzojmë me votat tona që paraprakisht të hapet kushtetuta dhe përkufizimi ,,gjuha që e flasin 20%” të zavendësohet me ,,Gjuha shqipe” sepse ky është një premtim i joni por parasëgjithash është nevojë e qytetarëve shqiptarë të flasin në gjuhën e tyre amtare që është gjuha shqipe dhe siç është tani në ligjin për përdorim të gjuhëve ,,gjuha që e flasin 20% e qytetarëve”