Video/ Vila, apartamente, zyra dhe sa pasuri ka Sali Berisha dhe fëmijët e tij nuk mund ta….

0



Përgjatë tetë viteve të d inastisë së babait të tyre, dy fëmijët e Sali Berishës kanë grumbulluar një pasuri përrallore dhe perandorake, e cila nuk justifikohet kurrsesi me të ardhurat e tyre të ligjshme dhe të deklaruara.

Sali Berisha: The Comeback King of Albanian Politics | Balkan Insight

 

Vilat në Farkë, rezidencat në Gjirin e Lalzit, zyrat e reja tek Liqeni Artificial, dhjetëra apartamente në Tiranë, dhjetëra llogari bankare etj., janë vetëm një pjesë e pasurisë së fëmijëve të Sali Berishës, të cilët nuk kanë asnjë biznes të deklaruar për të justifikuar pasurinë që posedojnë. Po si u pasurua familja Berisha në harkun kohor prej tetë vitesh? Në vitin 2003, kur ka filluar të funksionojë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Sali Berisha ka deklaruar vetëm një apartament modest.

Historia e pasurimit të dyshimtë të familjes zë fill në vitin 2005, kur Berisha erdhi në pushtet. Edhe pse në formularët e ILDKP deklaronte si të dhurata vetëm pagën e vet si kryeministër dhe pagën e bashkëshortes si mjeke, vilat dhe llogaritë bankare shtoheshin vit pas viti. Kështu, nëse në vitin e parë të deklarimit, pra në vitin 2003, Berisha deklaronte thjeshtë një apartament në RR. L. Myzeqari, në vitin 2011, në deklaratën e fundit të dalë nga zyrat e ILDKP, Berisha dhe fëmijët e tij rezultojnë me dhjetëra apartamente. Me dhjetëra llogari të reja, apartamente të padeklaruara më parë, vila dhe miliona të rrjedhura nga llogaritë e mëparshme, rezultojnë në deklaratat e fundit të ish-kryeministrit Berisha, bashkëshortes Liri Berisha dhe bijve të tyre, Shkëlzen dhe Argita Malltezit.

Apartamentet e Argitës

Vajza e kryeministrit Berisha zotëron gjashtë apartamente me sipërfaqe të mëdha nga 100-200 m2, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe 3000 m2 tokë në Fshatin Priske dhe një dyqan. Vetëm në rrugën “M. Matohiti”, Argita ka dy apartamente në një pallat, njeri me sipërfaqe 188m2 dhe një 141m2. Ndërkohë, ajo ka blerë një apartament tek rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, i cili është në ndërtim e sipër me një sipërfaqe prej 200 m2 dhe ka një vlerë 100.000 euro. Po kështu, ajo zotëron edhe një apartament tek “European Treade Center”, në qendër të kryeqytetit 120 m2 me një vlerë prej 150.000 euro si dhe një apartament 77m2. Veç këtyre Argita zotëron edhe një apartament 95m2 dhe garazh tek rruga Lidhja e Prizrenit. Po ashtu, Argita ka deklaruar edhe një apartament tek ETC si dhe një shtesë pallati. Por, kjo është vetëm pjesa e deklaruar.

Zyrat e Berishës

Pas përmbysjes nga pushteti dhe dorëheqjes formale si kryetar i PD, Sali Berisha hapi disa zyra të Tiranës, në katin e 14 të pallatit më të lartë në Tiranë, në rrugën “Mustafa Matohiti”, përkatësisht pallatit të klientit kryesor të familjes. Në zyrat e tij raporton çdo natë Lulzim Basha, ndërsa aty zhvillon takime me ambasadorë, sekserë, spiunë, bashkëpunëtorë etj. Por, zhvendosja e Berishës në kullën më të shtrenjtë të Tiranës është pasuar me shumë dyshime. Nuk dihet nëse Berisha i ka blerë zyrat, i ka marrë me qera apo ia kanë bërë dhuratë. Një gjë është e sigurt, që paga mujore e deklaruar nga Sali Berisha nuk mjafton për të paguar qiranë për zyrat perandorake. Disa ditë më parë, deputeti Erjon Braçe i ka kërkuar sqarime ish-kryeministrin për çështjen e zyrave. “Para se të them çfarë mendoj për gjithë “argumentat” e tu, po e nis me këtë pyetje: Kush ta ka blerë apo kush paguan qiranë e zyrës tënde në kullën më të shtrenjtë të Tiranës? Pronari i kullës është biznesmeni që ka marrë me firmën tënde: Kontrata publike në infrastrukturën rrugore e ndërtime të tjera civile”, ka pohuar ai.

Zyrat e Argitës

Argita Berisha, e njohur ndryshe në rrethet politike si “zonja 3 milionë euro”, për shkak të tarifave të saj për biznesmenët që synonin të investonin në Shqipëri me firmën e babait të saj, vijon të mbajë zyrat e avokatisë në një nga zonat me të frekuentuara nga bota e biznesit në Tiranë. Të gjithë biznesmenët që investonin në Shqipëri, duke të kalonin tek zyrat e Argitës në krye të Rrugës së Barrikadave, për të paguar çmimin e firmës së Sali Berishës. Rasti më flagrant ka të bëjë me biznesmenin pakistanez, Zafar Ansar. Ndërkaq, Argita, përveç dhjetëra apartamenteve në Tiranë, posedon vila në Gjirin e Lalzit dhe Farkë.

Pasuria e deklaruar e familjet kryeministrore

Pasuria e çiftit Sali dhe Liri Berisha, viti 2011
– Llogari në emër të Liri Berisha, Tirana Bank 442 396, 95 lekë
– Llogari në emër të Liri Berisha, Tirana Bank 161 02 lekë
– Llogari në emër të Liri Berisha, San Paulo 1 150 600 lekë
– Llogari në emër të Sali dhe Liri Berisha, Intesa San Paolo Bank 3 910, 43 euro
– Llogari në emër të Sali dhe Liri Berisha, Intesa San Paolo Bank 1 989,43 USD
– Llogari në emër të Liri Berisha për efekt pensioni 1 702 587.07 lekë
– Llogari në emër të Liri Berisha në Raiffeisen Bank 1 510 491.90 lekë
– Llogari në emër të Liri Berisha në Raiffeisen Bank 43 684.68 lekë
– Llogari në emër të Sali Berisha në Raiffeisen Bank 180 241.16 lekë
– Llogari në emër të Sali Berisha në Raiffeisen Bank 3 589.79 lekë
– Llogari në emër të Sali Berisha në Raiffeisen Bank 0 euro.
– Të ardhura nga paga dhe shpërblime në Kryeministri 2 277 388 lekë
– Të ardhura nga pensioni Liri Berisha 296 862 lekë
– Dieta për udhëtime 720 lekë
– Dieta për udhëtime jashtë vendit 800 USD
-Cash 1 000 000 lekë.

Pasuria për vitin 2010
– Llogari në Tirana Bank 420.721 lekë
– Llogari në Tirana Bank 158 lekë
– Llogari në Banka San Paolo 1.150.600 lekë
– Llogari në San Paolo 3.910 euro
– Intesa San Paolo, llogari 2.007 USD
– Llogari në Bankën Credins 1.405.725 lekë
– Llogari në në Raiffeisen Bank 1.510.291 lekë
– Llogari në Raiffeisen Bank 43.887.86 lekë
– Llogari në Raiffeisen Bank 125.473 lekë
– Llogari në emër të Sali Berisha, Raiffeisen Bank (gjendja deri më 31.12.2010) 3.972 lekë
– Të ardhura nga paga dhe shpërblime si Kryeministër 2.233.186 lekë
– Të ardhura nga pensioni, Liri Berisha 285.672 lekë
– Dieta për udhëtime jashtë vendit si Kryeministër 2.720 Euro
– Dieta për udhëtime jashtë vendit si Kryeministër 160 USD

Viti 2009
-Të ardhura nga pensioni, Liri Berisha 304.461 lekë
– Të ardhura nga paga dhe shpërblime si Kryeministër 2.200.486 lekë
-20.215 lekë llogari bankare
-Shkëlzen Berisha 473.550 lekë të reja; 308.599 euro dhe 11.360 korona suedeze
– Shkëlzen Berisha, makinë 18 mijë euro

Viti 2008
Të ardhura nga rroga 2.149.592 lekë të reja
Të bashkëshortes 576.947 lekë të reja
Shpërblime 90 mijë lekë
Shtesa në llogarinë pranë Raiffeisen Bank 122.796 000 lekë
Shtesa në llogarinë në Bankën Credins 406.735 lekë të reja

Pasuria e Berishës për vitin 2007
-Pakësimi i 2/3 pjesë të apartamentit
-Shtim i një apartamenti në Rr. Mustafa Matohiti, një vend parkimi
-Pakësimi i gjendjes CASH 950.000 lekë
-Shtesë në llogarinë bankare në Tirana Bank, + 736 lekë
-Shtesë në llogarinë bankare në Tirana Bank, + 16.334 lekë
-Shtesë e llogarisë bankare në Bankën Amerikanë +6.000 euro
-Shtesë e llogarisë bankare në Bankën Amerikanë +1.154.350 lekë
-Shtesë e llogarisë bankare në Bankën Credins, +408.857 lekë
– Shtesë në llogarinë bankare në Raiffeisen Bank, +9.157 lekë
-Pakësim në llogarinë bankare në Raiffeisen Bank, +286 lekë
-Të ardhurat nga paga bruto si kryeministër 2007, 2.540.520 lekë
-Të ardhurat nga pagesat e komisionit të KRRTSH 386.250 Lekë
-Të ardhurat nga paga e bashkëshortes 337.339 lekë
-Të ardhurat nga shpërblimi 56.210 Lekë

Viti 2006
-Depozitë në Raiffeisen Bank 44.774 lekë
-Llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank 6.593 lekë
-Depozitë në Raiffeisen Bank 191 lekë
-Llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank 5.131 lekë
-Llogari rrjedhëse në Tirana Bank 351.672 lekë
-Gjendje Cash (për t’u depozituar në bankë), 800.000 lekë.
-Gjendje Cash, 150.000 lekë.
-Të ardhurat nga paga 2.469.960 lekë
T-ë ardhurat nga dietat jashtë, 3.680 Euro
Bashkëshortja, 40.1.616 lekë

Viti 2005
-Llogari bankare në Raiffeisen Bank, 1.500,000 lekë
-2.100000 lekë hua vajzës Argita
-Të ardhurat nga paga në Kuvend, 971.537 lekë
-Të ardhurat nga paga në Kryeministri 707.287 lekë

Viti 2004
-Të ardhurave vjetore, 1.381.215 lekë
-Liri Berisha të ardhurat vjetore si të një viti më parë

Pasuria për vitin 2003
-Apartament banimi, 69 m2, Rruga “L Myzeqari, 31/1”, përfituar nga privatizimi
-Sali Berisha, 1.682 ( shuma milion/lekë)
-Liri Berisha, 0.29370 (mijë lekë shuma milion/lekë)

Pasuria e Argitës për 2011
– Llogari rrjedhëse në Emporiki Bank + 44 USD, + 4813 euro
– Llogari në Chavy Chase /Kapital One Bank 347 USD
-Llogari rrjedhëse dhe llogari kursimi në UNFCU, 0 lekë.
– Raiffeisen + 20 008 euro, + 1 221 471 lekë
– Banka Credins + 12 115 euro
– Intesa San Paolo Bank 13 254 euro, – – 35 USD
– BKT + 634 633 euro
– Procredit Bank + 7 392 544 lekë
-Roga te Fakultetit i Drejtësisë 1.066.498 lekë dhe 35 015 euro.
-Pagesa nga ekspertiza dhe mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës 47 520 lekë
– Nga dhënia me qira e një apartamenti, godia ETC 900 euro/muaj
– Nga dhënia me qira e një apartamenti, Rr. Lidhja e Prizrenit 1170 euro/muaj
– Nga dhënia me qira e një apartamenti, Rr. M. Matohiti 1450 euro në muaj
-Pagesa të prapambetura gjatë ushtrimit të një aktiviteti tregtar 8 000 euro.

Pasuria e Argitës për 2010
– Llogari rrjedhëse në Emporiki Bank + 20 USD, + 10 222 euro
– Llogari në Chavy Chase /Kapital One Bank 6 199 USD
– Raiffeisen Bank 108 688 lekë
– Banka Credins + 10 521 euro
– Intesa San Paolo Bank – 70 036 euro, – 35 USD
– BKT + 634 073 euro
– Procredit Bank + 7 193 138 lekë
– Apartament 195 m2 Rr, M. Matohiti 200 000 mijë euro
– Roga te Fakultetit i Drejtësisë 1.137.294 lekë
– Mësimdhënie në fakultete private, 6 635 600 lekë
– Nga dhënia me qira e një apartamenti, godia ETC 900 euro/muaj
– Nga dhënia me qira e një apartamenti, Rr. Lidhja e Prizrenit 1170 euro/muaj

Pasuria fillestare e Argita Malltezit
– Apartament 77 metra katrorë në Tiranë, përfituar nga privatizimi
– Apartament 95 m2 dhe garazh, i blerë duke shkëmbyer me një apartament tjetër dhe 14 mijë dollarë
– Shtesa anësore e pallatit, 60 metra2 e pa hipotekuar. Vlera 20 mijë dollarë
– Apartament plus parking, 188 metra2, vlera 125 mijë dollarë
– Apartament 141 metra2, vlera 100 mijë dollarë
– Dyqan 33 metra katrorë, vlera 26 mijë euro
– Gjysmë vile në bregdet Gjiri i Lalëzit, vlera 56 mijë euro
– Tokë tre mijë metra2, vlera gjashtë milionë lekë
– Apartament 120 metra2, vlera 150 mijë euro
-Apartament 200 metra2, vlera 100 mijë euro
– Makina Mitsubishi 8500 dollarë
– Makinë Benz klas A, 5 mijë euro

Pasuria e Shkëlzenit për 2011
– Llogari rrjedhëse në Bankën Credins, pakësuar me 368 lekë
– Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 23 652. 68 euro
– Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 360 lekë
– Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 2 067. 91 euro
– Llogari rrjedhëse në bakën SEB, pakësuar me 5 145 13 SEK
– Të ardhura si konsulent juridik 1 842 680 lekë
-Kontratë qiraje të një banese në adresën Vila B9, Kompleksi Garden Vila, Fshati Lundër, Komuna Farkë, 12 000 euro.

Pasuria e Shkëlzenit për 2010
– Shtuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 130 203 euro
– Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank – 3 600 lekë
– Shtuar llogaria rrjedhëse në bakën SEB, Suedi + 23 802 SEK
– Llogari në Bankën Credins 462 371
– Të ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme 150 000 euro
– Të ardhura si konsulent juridik 3 632 528 lekë Adriatik Doçi