Remzie Osmani mohon të ketë thënë se nuk beson në ekzistencën e (lexoni)

0

Postimi i plotë:Të mençurit na kanë mësuar që të mos hymë në debate me përgojues, sepsa ata kanë aftësinë të na ulin në nivelin e tyre dhe të na mundin me përvojën e tyre.Por kesaj here më duhet të reagoj! (shifne videon me poshte duke bërë shtypje në mes)

 

 

 

Berat Buzhala paska hedhur nje status kinse unë paskam thënë se nuk ka Covid-19. Pa lejuar vetën të bie në atë nivel, vetëm një sqarim për njerëzit e mirë, miqtë e mi, adhuruesit e artit tim. Unë nuk jam aq mendjelehtë sa ta mohoj sprovën globale që Zoti na

 

 

 

e ka dërguar, ndoshta si mesazh për njerzimin që të bëhemi më të mirë dhe më solidar, dhe e dyta, unë nuk jam aq e pashpirtë sa të mundohem të përfitoj materialisht (siç bën zotriu me shpifje e lajme të rreme vetëm për të mbledhur ndonjë cent nga klikimet) në këtë kohë kur jeta dhe vdekja e secilit nga ne ndahet nga një fije peri.

 

 

 

 

Miq të mi, infektologët, epidemiologët, profesionistët shëndetsor janë vëllezërit, motrat dhe prindërit tanë, ata po mundohen me shpirtë për shëndetin dhe jetën tonë, ti zbatojmë me përpikmëri këshillat dhe rekomandimet e tyre.

Uroj sherim te shpejte te prekurve nga ky virus!

Shumë dashni dhe dritë për ju