Ja çka thotë Ziadin Sela për incidentin me tifogrupin ,,Komitët”?

0

Në faqen zyrtare të Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela shkruan:

“Komitët” si tifo grup i shërbejnë sistemit dhe janë po të njëjtit që shajnë e ofendojnë shqiptarët, edhe gjatë qeverisjes VMRO-BDI edhe gjatë kësaj qeverisje LSDM-BDI.

Sjellja e tyre dhe thirrjet antishqiptare, burimin e kanë tek sistemi, që u jep fuqi dhe përkrahje, pavarësisht kush është në pushtet.

Fuqinë e tyre e shfaqën edhe para disa viteve në lagjen Nerez, e banuar me shqiptarë, ku jo vetëm që rrahën shqiptarët në shtëpitë e tyre, por edhe demoluan bizneset e shqiptarëve, duke ua vënë zjarrin lokaleve të tyre.

Epilogu i kësaj ngjarje, ashtu si edhe i shumë akteve kriminale të këtij grupi vandalësh, asnjëherë nuk u dënua nga askush!

Sjellja e tyre nuk është thjesht sjellje e një tifo grupi, por burimin dhe dirigjimi i tyre bëhet nga sistemi i cili i nxit dhe mbronë ata.

Për sa kohë sistemi nuk i dërgon prapa grillave këto huligan fenomene te këtilla s’do të kenë të ndalur!