Studentët Tetovarë mbeten pa subvencione LSDM dhe BDI kundër amandamenteve të ASH&AA

0

LSDM dhe BDI kundër amandamenteve të ASH&AA për subvencionim e gjithë studentëve

Në Komisionin për arsim u refuzuan amandamentet e propozuar nga deputetët Halil Snopçe dhe Ilire Dauti për standardin studentor. Ato kishin të bëjnë me kërkesën që jo vetëm studentët që janë pranuar në konvikte dhe që për shkak të pandemisë nuk do të munden të vendosen të marin ndihma nga shteti, por të përfshihen edhe studentët nga qytetet ku nuk ka konvikte dhe rrjedhimisht nuk kanë mundur të konkurojnë. Per shembull siç ndodh rasti me studentët e Tetovës. Interesant është fakti që këto amandamente për suport-ndihmë edhe për studentët e Tetovës u pranuan nga ana e opozitës maqedonase por nuk u pranuan nga ana e deputetëve të BDI-së dhe të Koalicionit të LSDM-së.