Skandaloze: Studentët e USHT mbeten me ,,duar bosh” të tjerët përfitojnë nga 900 euro!?

0

Skandaloze: Studentët e USHT mbeten me ,,duar bosh” të tjerët përfitojnë nga 900 euro!?

Në Kuvendë komisioni për arsim ka refuzuar amamdamentet e ASH&AA të cilët janë hudhur poshtë nga shumica LSDM dhe BDI,por ajo që është më skandaloze është fakti se në seancën plenare kur u votua me badenter deputetët e LSDM dhe BDI votuan PRO kurse ata të Besës votuan përmbajtur dhe kjo mundësoi që ligji të kalojë edhe filtrin e fundit e që në përmbajtje është diakriminues ndaj studentëve shqiptarë.

Sipas ligjit për standardin studentorë kusht për të aplikuar për përfitimin e mjeteve është konvikti i studentëve që shfrytëzojnë akomodim në konvikte studentore por një të drejtë të këtillë nuk do ta kenë studentët e USHT-së përshkak se USHT nuk ka konviktë.
Deputetët e Aleancës Ilire Dauti dhe Halil Snopçe si propozues të amandamenteve në fjalimet e tyre në seancën e Kuvendit gjatë diskutimit thanë se po bëhet një diskrimin i pa parë ndaj studentëve shqiptarë duke i lënë ata jasht mundësisë për të përfituar nga kjo ndihmë nga ana e shtetit.
Sipas ligjit studentët kryesisht maqedonas do të përfitojnë 9 muaj nga 100 euro kurse ata shqiptarë nuk do të marrin asnjë qindarkë.