Arben Taravari :Qeveria të bëjë kujdes me propozim-ndryshimet e reja të ligjit për mbrojtje shëndetsore

0

Arben Taravari :Qeveria të bëjë kujdes me propozim-ndryshim e reja të ligjit për mbrojtje shëndetsore

Dr.Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët në panel me Zv.Ministrin Ilir Hasani nga BDI dhe Edmond Veseli nga Besa me gazetaren Arta Tahiri po diskutojnë lidhur me Pandeminë dhe menazhimit të situatës me covid-19 në Maqedonin e Veriut në raport me rajonin dhe në nivel global.

Arben Taravari: Sipas informacioneve që i kemi ne veç më ka arritur në qeveri propozim ndryshimi i ri i ligjit për mbrojtje shëndetsore sipas të cilit edhe spitalet private do të mundë të japin shërbime në trajtimin e pacientëve me covid-19 edhe atë me çmim trefish dhe katërfish më të lartë, prandaj po paralajmëroj se kjo do të ishte një hap shumë i gabuar i pushtetit dhe ne si opozitë do ta kundërshtojmë me çdo formë demokratike. Deklaroi Dr. Arben Taravari në emisionin ,,Rruga Drejtë” me Arta Tahirin në Alsat M.