Bekim Tateshi: Vazhdimisht kemi dhënë ide dhe propozime por pushteti ka qenë i shurdhër

0

Bekim Tateshi: Vazhdimisht kemi dhënë ide dhe propozime por pushteti i ka qenë i shurdhër
Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin “ENTER”, tha se ka pasur shumë dezinformata në lidhje me KOVID-19. Ai tha se kjo është gjenerata e shtatë e familjes së Koronës.

Tateshi tha se ata si opozitë për pesë vite kanë reaguar dhe kanë kërkuar që të ketë më tepër investime ne shëndetësisë.

“Në ndër të parët në shkurt paralajmëruar se virusi po përhapet në gjithë botën. Ne kemi reaguar edhe për pacientin zero ai i cili për herë të parë hyri në Maqedoni. Gjatë valës së parë kemi reaguar disa herë dhe të ketë ndryshime se sistemi i shëndetësisë në Maqedoni lëngon shumë, sidomos ai publik”, tha Tateshi në emisionin “ENTER” në TV Shenja

Tateshi tha se ata disa herë kanë dalë me propozime, me pakon 10 të cilën asnjëherë nuk e kanë përfillë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Neve edhe gjate kampanjës dolëm me shtatë masa të cilat disa i shohim se impelmentohen e disa jo. Të formohet një Komision tjetër, ku do të ketë anëtar tjerë dhe të cilët mund të japin propozimet e tyre”, deklaroi Dr. Tateshi nga Departmenti për Shëndetsi pran Aleancës për Shqiptarët