Arben Taravari me investim konkret për rininë,ja për çka bëhet fjalë!

0

Arben Taravari me investim konkret për rininë,ja për çka bëhet fjalë!

Migrimi është bërë një problem shumë serioz në Maqedoninë e Veriut,politika dhe pushteti ka dështuar dhe nuk ka arritur të krijoj kushte për të bindur rininë që të mbetet në vendlindje.
Ikja e rinisë drejtë vendeve të BE në kërkim të një jete më të mirë është bërë alarmante viteve të fundit,sidomos ikja e ,,trurit” është një humbje shumë e madhe për vendin tonë.
Për her të parë Kryetari i Gostivarit Arben Taravari ka realizuar një projekt konkret për të ndihmuar rininë.
Projketi në fjalë ,,CoWork” ka të bëjë me kushtet e sipërmarrësve të rinjë që punojnë nga distanca.
Kryetari Taravari në profilin e tijë në fb ka postuar një njoftim të shoqëruar me fotografi nga ambientet e ,,CoWork” dhe shihet qartë që kushtet që posedojnë këto hapsira janë shumë të favorshme dhe atraktive për sipërmarrësit e rinjë.
Qëllimi i projektit është që të motivohen sipërmarrësit e rinjë për të filluar karierën në vendlindje dhe për të kontribuar për vendlindjen.
Është hera e parë që një Kryetarë komune realizon një projekt të këtillë për rininë,ndryshe në vendin tonë ështç krijuar bindja se Kryetarët e Komunave duhet të merren vetëm me infrastrukturën komunale,por Kryetari Taravari ka thyer këtë ,,tabu” duke realizuar një projekt shum avangardë për rininë.