Arben Taravari: Kriminelët më në zë të Gruevskit sot janë biznis partner dhe shokë të Zaevit

0

Arben Taravari: Kriminelët më në zë të Gruevskit sot janë biznis partner dhe shokë të Zaevit

I ftuar në Tv Shenja në emisionin ,,ENTER” Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari.
Taravari duke folur për takimin e fundit të organizuar nga Conrad Adenauer dhe kontaktet me VMRO DPMNE ka deklaruar se sot pas katër viteve situata është krejt ndryshe nga ajo që pritej.
Kriminelët më në zë të regjimit Gruevski-Ahmeti sot janë partner biznesi dhe miqë të afërt të Zaevit.
Famkeqi Sasho Mijallkov sot është partner bisnesi me vëllaun e Zaevit, Mukovski është gjithashtu në liri dhe fiton tenderë nga Qeveria e Zaevit.
Nikolla Todorovi gjithashtu sot është një mbështetës dhe mik i Zaevit.
Nga krejt ajo që ndodhi më 27 prill të gjithë janë në liri,të amnestuar nga pushteti i Zaevit. I vetmi që sot është në burgë është Feta Alimi i cili e shpëtoi Ziadin Selën më 27 prillë.
Taravari deklaroi se ndoshta në kryesin e sotshme të Vmro mund të ketë ndonj mbetje nga regjimi i Gruevskit por figurat kryesore dhe kriminelët më të mëdhenjë të regjimit Gruevski-Ahmeti sot janë përkrahës,miqë dhe partner të Zoran Zaevit. Deklaroi Arben Taravari për emisionin ,,ENTER” në Tv Shenja.