Arben Taravari: Nuk do të lejojmë që pushteti ta kthej pandeminë në biznes

0

 

Arben Taravari: Nuk do të lejojmë që pushteti ta kthej pandeminë në biznes

I ftuar në Tv Shenja në emisionin ,,ENTER” Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari lidhur me krizën e shkaktuar nga pandemia dhe menaxhimi i sajë nga ana e pushtetit ka deklaruar se pushteti ka dështuar totalisht me menaxhimin e pandemisë,që nga fillimi,ne si opozitë jemi munduar të jemi maksimalisht konstruktiv dhe gjatë gjithë kohës kemi dhënë propozime,ide dhe zgjidhje të mundëshme lidhur me manaxhimin.
Sot pas gati një viti vahzdon avazi i njejtë,sipas informacioneve tona pushteti po përgadit një propozim ligjë me të cilin do të formohen “covid qendra private” dhe spitalet private do të trajtojnë pacientë me covid-19.
Që mos të keqkuptohemi, edhe pse kemi shumë vërejtëje, ajo që kërkojmë ne dhe do të insistojmë është çmimi,të mos ketë asnjë dallim në çmim sa i takon trajtimit në spitalet publike dhe ato private me qëllim që mos humë në ndonjë garë mes spitaleve private me qëllimë të përfitimit dhe kjo pandemia të shëndërrohet në biznes. Deklaroi Arben Taravari për Tv Shenja.