LSDM-Haraçinë tenton të përvetsojë punët e Shoqatës ,,Mërgimtarët e Haraçinës”

0

,,Mërgimtarët e Haraçinës” është një shoqatë e formuar nga Haraçinasit që jetojnë e veprojnë në Mërgatë.

Duket se puna e tyre ka filluar të japë rezultatet e para duke sjellë maqineri për pastrimin e rrugëve nga Zvicrra dhe punët në teren kanë filluar të realizohen nga aktivistë të Shoqatës ,,Mërgimtarët e Haraçinës”

Por,edhe aktivistët partiak nuk kanë qëndruar duarkryq,në vendë se të ndihmojnë iniciativën janë kujdesur që të përfitojnë ndonjë pikë politike duke postuar foto të makinës pastruese në profilin zyrtar të degës së LSDM-Haraçinë pa dhënë asnjë sqarim se për çka bëhet fjalë dhe kështu kanë futur dyshime se cili është roli i Komunës në këtë iniciativë.

Më poshtë ju sjellil foto dëshmi nga faqja zyrtare e Shoqatës ,,Mërgimatarët e Haraçinës” dhe njoftimin zyrtar nga shoqata për aktivitet e saja që nuk kanë të bëjnë aspak me Komunën ose ndonjë institucion tjetër.