Edi Palokaj: Artan Grubi ishte përkthyes në dosjen famëkeqe,,Shtëpia e Verdhë” (video)

0

Edi Palokaj: Artan Grubi ishte përkthyes në dosjen famëkeqe,,Shtëpia e Verdhë” (video)

Arrestimi i udhëheqësve të UÇK-së në Kosovë nga ana e Prokurorisë Speciale ka shkaktuar një valë reagimesh nga faktorë të ndryshëm,por kjo temë është bërë temë debati dhe akuzash politike edhe në Shqipëri mes opozitës së Lulzim Bashës dhe PS-së të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama .
Ky debat ka përfshirë edhe figura tjera politike nga Maqedonia e Veriut, në një konference për media sot në selinë e PD-së Edi Paloka ka akuzuar Edi Ramën për shtrembërim të fakteve duke e quajtur shpifës.
Por ajo që përbën interes për opinionin në Maqedoninë e Veriut është deklarimi i Edi Palokës se Artan Grubi ka qenë përkthyes dhe pjesmarrës në proçesim hetues të njohur si ,,Shtëpia e Verdhë” dosje kjo përpilues i së cilës ka qenë prokurori Dick Marty që akuzonte ish-udhëheqësit e UÇK për tregti me organe njerzore.
Edi Paloka duke u përgjigjur akuzave se Lulzim Basha ka qenë pjesë e hetimeve të Prokurorisë Specjale deklaroi e përkthyer dhe pjesmarrës në dosjen famëkeqe ,,Shtëpia e Verdhë” ka qenë Artan Grubi që aktualishtë është Zv.kryeministër i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Sekretarë gjeneralë i Bashkimit Demokratik për Integrim.