Taravari: Gruevski më shpesh kontakton me Zaevin se me bashkpartiakët e tijë!

0

Taravari: Gruevski më shpesh kontakton me Zaevin se me bashkpartiakët e tijë!

Kryeministri aktual Zoran Zaev komunikon përmes telefonit më shumë me Nikolla Gruevskin se sa me partiakët e tij. Kështu thotë Seretari i ASH-së dhe kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.

“Infomacionet që kemi thonë se Zaev më shumë komunikon me Gruevskin në telefon se sa me partinë e tij. Kështu na vijnë informacionet”, tha Taravari sonte në emisionin “ClickPlus” në Tv 21.

Sipas tij ngjarjet që kanë ndodhur në vendin tonë kohën e fundit, janë si dëshmi që kjo vërtetë ndodh.