Elmi Aziri:Sa më parë të hapen bisedimet me BE kurse kontestet historike ti zgjidhin historianët

0

Elmi Aziri:Sa më parë të hapen bisedimet me BE kurse kontestet historike ti zgjidhin historianët

Në ,,Rruga Drejtë” me Arta Tahirin në panel Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri,Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi nga BDI dhe Deputeti Bojan Stojanovski  nga VMRO DPMNE.
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri duke folur për krizën politike të krijuar pas vetos nga ana e Bullgarisë por edhe shumica e brishtë,ka thënë se një qeveri e zgjeruar është zgjidhja ndoshta e vetme dhe e qëndrueshme për vendin tonë.
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri ka thënë: Ne si vendë edhe gjeografikisht i takojmë Europës, orientimi dhe përcaktimi jonë besoj i të gjithëve është antarsimi në BE.
Ne mendojmë dhe propozojmë modelin e kontestit mes Sllovenisë dhe Kroacisë.
D.m.th ne të hapim bisedimet me BE për antarsim,kurse paralelisht ekipe profesionale të vazhdojnë bisedime për gjetjen e zgjidhjes të pranueshme për të dy palët.
Në si Aleancë për Shqiptarët vlersojmë se me kontestet historike duhet të merren historianët,kurse politika e ka për detyrë që të drejtojë vendin dhe të gjejë mënyra për të anëtarësuar vendin sa më parë në BE.
Aziri: Politika duhet të kërkoj zgjidhjen duke bazuar në vizionin e sajë u cili është antarsimi në strukturat euroatlantike.
Deklaroi Deputeti Aziri në Alsat M.