,,Mërgimtarët e Haraçinës” me një urim të veçantë për festën e 28 Nëntorit

0

,,Mërgimtarët e Haraçinës” me një urim të veçantë për festën e 28 Nëntorit e njohur si Festa e Flamurit!

Shoqata,,Mërgimtarët e Haraçinës” është një shoqatë e formuar para më pak se një muaj,por duket se po bën punë shumë, atë që si ka bërë me vite Komuna,po e bëjnë gurbetçarët e Haraçinës.
Ata në faqen e tyre në FB kan publikuar edhe foto të një makine për pastrim që pak komuna e posedojnë.
Gjithashtu për më pak se një muaj kanë realizuar disa aksione, pastrim të disa rrugëve kryesore brenda Fshatit Haraçinë,pastrimin e varrezave të Haraçinës dhe Varrezat e Dëshmorëve.
Por sot,një ditë para festës së madhe kombëtare ,,Mërgimtarët e Haraçinës” kanë bërë një vizatim të bukur në rrugën regjionale Shkup-kumanovë që kalon përmes Haraçinës,me një porosi shumë të veçantë ,,Atdheu nuk harrohet” që në formë simbolike flet për idealin e një gjenerate të re të Mërgimtarëve të Haraçinës.
Atdheu nuk harrohet, është urimi i Mërgimtarëve të Haraçinës,urim ky i dedikuar për të gjithë bashkëkombasit kudo që gjinden në hapsirat shqipfolëse.
Ndryshe,kjo shoqatë e formuar së fundmi po bënë punë shumë simbolike por shumë domethënëse, edhe për të dërguar një porosi tek pushteti se institucionet edhe të pushtetit qendrorë edhe atij lokal nuk po bëjnë asgjë,por edhe për të treguar se edhe punët më të mëdhaja dhe të kushtueshme bëhen me besim dhe përkushtim e mbi të gjitha me një vullnet të hekurt dhe punë permanente.
Në rrjetet sociale, ky urim i veçantë dhe simbolik ka shkaktuar shumë reagime pozitive si nga banorët e Haraçinës por edhe më gjërë.