Ziadin Sela: Sistemi i drejtësisë nuk i përshtatet qytetarëve por kastës së pushtetit!

0

Ziadin Sela: Sistemi i drejtësisë nuk i përshtatet qytetarëve por kastës së pushtetit!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z Ziadin Sela i ftuar sonte ne Tv Koha ka folur për situatën politike ne vend, duke thenë se kontesti me Bulgarinë po përdoret si mbulesë ndaj shumë problemeve tjera reale, siç janë ato nga të drejtat dhe liritë e njeriut mungesa e nënshtetësisë e deri tek dështimit të reformave në drejtësi dhe shumë probleme tjera.

Ziadin sela ka shtuar se: ” nuk është e rastësishme iniciativa jonë për ligjin për nënshtetësi sepse ata janë qytetarë që nuk ju respektohet e drejta elementare e garantuar me deklaratën universale të të drejtave të njeriut që asnjë qytetarë në botë nuk guxon të jetë pa nënshtetëtësi ndërsa këtu tek ne keme dhjetra mijëra raste dhe kryesish janë shqiptar.

Kryetari i ASH gjithashtu ka shtuar një sërë kritikash ndaj kësaj qeverie duke thënë se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për ta reformuar sistemin e drejtësisë.

Ai ka shtuar se: ” gjithcka që ka bë kjo qeveri është se ka bërë çmos që të vrase dhe te shkatëroj institucionin kryesor në të cilin kishin shpresë qytetarët sic ishte ai i prokurororise publike speciale. Janë pikërisht aktorët e kësaj qeverie qe e shkatëruan këtë institucion.

Ziadin Sela ka pohuar se drejtësia vazhdon të jetë ajo e kohës së Nikolla Gruevskit, duke thënë se kemi nje sistem të drejtës i cili përshtatet shpejt, por nuk i përshtatet nevojës së qytetarit për tu ndier i lirë dhe i batabartë për institucionet e drejtësisë por i njejti sistem i drejtësisë i përshtatet kastës së pushtetit e cila qeverisë.

Kryetari i ASH ka vlerësuar se gjyqësia vazhdon të mbetet e partizuar në varësi të subjektit politik që është në qeveri.

Ai më tej ka shtuar se Kryeministri Zaev nga njera anë pohon sedrejtësia është bërë e arritshme për qytetarët ndërsa kohë më parë thoshte se nuk mund të bëjmë veting përshkak se do të ngelim pa gjykatës duke shtuar se në bazë të kësaj kemi shumicën e gjyqtarëve të korruptuar prandaj nuk bëjmë dot veting se do të ngelim pa gjykatës.

Krytari Sela ka shtuar këto parti të qeverisë kanë dhënë shumë premtime në fushatë për Veting nëpër gjykata, dhe formimin e gjykatave për barazi por asgjë nga këto nuk është arritur sot e kësaj dite.

Këto pohime te sistemit të drejtësisë selektive dhe te pareformuar i ka ilustruar me shembullin e vrasjes se Almirit të vogël si rast konkret ku gjygji i liron njerëzit qe jane te afert me ushtar partiak. Sela ka pyetur se sa mund te jetë e arritshme drejtësia për prindët e Almirit , ku vrasësi i Almirit gjatë qeverisjes se Zaevit është i lirë.

Rikualifikimi i vrasjes mizore nga vrasje me paramendim ne vrasje nga aksident trafiku me rrezikshmeri te lartë në qeverisjen e Zaevit. Për prindërit e Almirit dhe të gjithe të tjerët kjo drejtësi nuk mund të jetë e arritshme, ka shtuar Ziadin Sela