Pas ,,kryeministrit shqiptarë” BDI vjen me mashtrimin e radhës ,,Artan Grubi vs Izet Mexhiti” 

0

Koment nga redaksia:

Nga idea e ,,madhe” për Kryeministër të parë Shqiptar, Ahmeti dhe Zaev shpikën një pozicion ,,zv.kryeministri i parë” pozicion ky që nuk është kategori Kushtetuese.
Opinioni këtë e kuptoi më shumë si tentativë të Ahmetit për të mbuluar gënjeshtrën më të madhe në vazhdën e premtimeve parazgjedhore.
100 ditëshi i Qeverisë dëshmoi se në zgjedhjet e fundit BDI nuk ka pasur as program,vet Ahmeti deklaroi ,,ja ky është Kryeministri Shqiptarë ” duke aluduar në Zoran Zaevin.
Dështimet në premtimet kryesore të 100-ditëshit e vërtetoi më së miri se BDI në zgjedhjet e fundit nuk kishte as program,as ide,as vizion,por kishte vetëm një gënjeshtër të madhe për të joshur votuesin shqiptarë,ose më mirë thënë  sajuan një mashtrim të radhës ashtu siç kanë vepruar në 18 vitet e fundit.
Zv.kryeministri i parë ishte një ,,manovër politike” për të mbuluar turpin dhe dështimin e tyre.
Përzgjedhja e emrit nga ana e Ahmetit për këtë pozicion shkaktoi shumë pakënaqësi brenda subjektit, ishin vet deputetët e BDI që u deklaruan kundër Grubit për këtë pozitë.

I përzgjedhur si një nga personazhet e vitit 2020 nga ,,Opinion” Grubi ka thënë ndër të tjera se ai nuk e kishte menduar që do të ishte në këtë pozicion.

Megjithatë ai e cilësoi këtë hap ndoshta si shkalla e fundit për të arritur tek Kryeministri shqiptar për të cilin në fakt BDI ka asipruar.
Nga ana tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të BDI, Izet Mexhiti në seancën e fundit të Kuvendit është përplasur me Grubin dhe ky i fundit është detyruar ta lëshojë sallën e Kuvendit.

Opozita Shqiptare ASH-AA e ka cilësuar si ,,lojë” këtë veprim të Mexhitit,duke thënë se Mexhiti duhet të deklarohet hapur nëse i takon shumicës parlamentare ose opozitës?

Kjo ,,lojë” më shumë duket si tentim dëshpërues i BDI për ti ikur ballafaqimit direkt me opozitën shqiptare.Në të kaluarën Ahmeti me shumë mjeshtëri kishte përdorur Thaçin dhe Kasamin si ,,mashë” për të goditur opozitën shqiptare,por tani më pas zgjedhjeve të fundit kanë ndryshuar rrethanat sepse opozita shqiptare ASH-AA kanë 12 mandate dhe janë mjaftueshëm të konsoliduar për tu përballur me pushtetin,tani më kur Ahmetit nuk po i kryejnë punë Thaçi the Kasami,mundohet të gjejë një rrugë alternative duke u munduar të luajë edhe rolin e opozitës,por qëllimi i tijë është të rrëmbejë hapësirën mediatike të opozitës dhe të krijoj përshtypjen në opinion se opozita nuk po e bën punën e sajë.