Bashkëshorti i drejtoreshës nga BESA: Thyen rregullat e pandemisë dhe paguan me “kartelë të drrzhavës

0

Bashkëshorti i drejtoreshës nga BESA: Thyen rregullat e pandemisë dhe paguan me “kartelë të drrzhavës”

Semir Beqiri është bashkëshorti i Kaltrina Beqirit njëkohësisht drejtoresh e Agjencisë për Cilësi dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore. Ai në ditën e djeshme ka shtruar drekë festive me shokët dhe familjarët e tij, ndërsa sipas informatave të miqve të tij ka paguar me llogari bankare të Agjencionit për Cilësi dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore.

Në drekën e pranishme shihet qartë që në tavolinë janë të ulur më shumë se 4 veta, të cilët nuk e respektojnë rregullën për pandemi. Gjithashtu aty shihet se nuk ka aspak distancë, por vetëm festë nga ana e tyre. Deri sa qytetarët e thjeshtë dënohen për mos mbajtje të maskës, Semir Beiqiri ndjek shembullin e funksionarëve të BDI-së duke festuar në kohë pandemie.

Nga informata tjera, theksojmë edhe pagesën me kartelën institucionale, gjë që tregon keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga bashkëshorti i Kaltrina Beqirit.