Artan Grubi i del në mbrojtje Oliver Spasovskit duke thënë se bëri shaka me Bushin!?

0

 

Pas skandalit ku Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasosvski nuk e lejoi zëvendësin e tijë Bushi të përgjigjet në pyetjen e gazetarit,sonte në Click Plus zv.Kryeministri Grubi ka thënë se Spasovski nuk kishte qëllim të nënçmoj ose qortoj Bushin,por se vetëm kishte bërë shaka,që nënkupton se Spasovski e ka fyer publikisht Bushin duke u tallur me të.

Grubi tha : “Spasovski është përpjekur që përmes humorit të tejkalojë dhe të mbyllë çështjen e dënimit të kolegëve të tij nga radhët e BDI-së. Unë personalisht nuk do të kisha zgjedhur këtë mënyrë të shprehjes pasi që nuk jemi përzgjedhur nga populli të bëjmë humor. Por mediat për këtë ngjarje raportuan në mënyrë tejet tendencioze lidhur me këtë ngjarje”, është shprehur Grubi.