FOTO: RRUGËT E SHKUPIT TË PASTRA NGA BORA

0

Rrugët kryesore në Shkup të pastra dhe të kalueshme nga bora e parë që ra sonte. Kripa e hedhur si parandalesë nuk lejoi shtrirjen e borës nëpër rrugë. Të gjithë kamionët që ishin në rrugë për momentin janë kthyer në tre pikat e ndërmarjes në Gazi Babë, Kisela Vodë dhe Gjorce Petrov për tu ngarkuae dhe janë gati për angazhime shtesë në rast nevoje.

Bora e parë në Shkup kaloi qetë dhe në stacionin policorë nuk u regjistrua asnjë aksident trafiku, një dukuri kjo e shpeshtë në kushte të borës në kryeqytet. Nga policia kujtojnë qytetarët për pajisjet e detyrueshme gjatë periudhës së dimrit dhe kujdesin e shtuar të pjesëmarrësve në trafik.