A vlejnë masat anti-covid për funksionarët qeveritarë të Besës!?

0

Fotografia me funksionarët e BDI-së në zyrat e ministrisë që drejtohet prej Artan Grubit, bëri bujë të madhe në media dhe opinion. Grumbullim i më shumë personave, pa maska dhe pa respektuar protokollet është e dënueshme me ligj, ndërsa kur të njëjtën e bëjnë funksionarët shtetëror, përveç dënimit duhet të ketë edhe përgjegjësi.
Por nga BDI nuk janë të vetmit që thyejnë protokollet. Edhe krerët e Lëvizjes Besa në disa raste ditëve të fundit janë vërejtur të grumbulluar me njërëz, në zyra dhe lokale pa maska dhe pa respektuar protokollet e pandemisë.

Kjo mund të vërehet qartë në fotografitë e mëposhtme. Në njërën nga fotografitë shihet se të gjithë kanë vendosur maskat. Por fotografia është në lokal dhe para tyre kanë kafe. Si i kanë pirë kafetë me maska? Ose më saktë, si kanë guxuar të ulen në lokal më shumë se 4 persona në një tavolinë?!
A vlejnë ligjet për ata që janë në qeveri?