Dikush tjetër vrapon e bën aktivitet dikush tjetër bëhet Drejtor!?

0

Deri sa aktivistët e BESA-s ankohen se nuk arrijnë të marin atë që meritojnë në pushtetin që kanë, tek kjo parti si satelit arrijnë të bëhen drejtora ata që deri dje kritikonin këtë parti. Liridon Useini nga Zhelina kryetari i forumit rinor tek BESA ka kohë që kritikon BESA-n pas hyrjes në Qeveri për anashkalim edhe pse është kontribues i madh i kësaj partie apo rasti tjetër i Altrim Mamutit-Shumit i cili nga posti i kryetarit të degës së ASH për Tetovë para zgjedhjeve kaloi tek BESA ende nuk ka marrë atë që i është premtuar.

Ja kështu deri sa aktivistët e BESA presin ndonjë vend pune, Adnan Azizi em hoxhë em drejtor tek Transporti Hekurudhor ka emëruar politokologun të paktën kështu paraqitej në media njeriu që ka ndryshuar më shumë parti në Maqedoni, Valon Bela si drejtor ekonomik tek Transporti Hekurudhor.

Sa për ilustrim portali Shqipmedia do jap një shembull: Ka që 15 vite si i papunë një ekonomist nga Rakoveci i Tetovës i cili është edhe firmëtar i BESAs, aktivist dhe kontribues i madh i kësaj partie por akoma i papunë ndërsa vendi ideal do ishte pikërisht për këtë njeri por ja satelitët kanë përparsi.

Bela formoi për 1 ditë një parti të cilën e shkriu në PDSH dhe kritikonte Ali Ahmetin dhe BDI-në por pastaj iku nga PDSH dhe u sulmua fizikisht në Kondovë, u anëtarsua në BDI deri sa u kap keq me grupet e interesit tek BDI dhe këta e plagosën, ishte drejtor ekonomik tek Klinika e Gjinekologjisë atje u kap keq me të LSDM-së dhe ja tani supriza e rradhës ka shkuar tek partia që e kritikonte Lëvizja BESA dhe këta e kanë emëruar drejtor financiar. Vitin e kaluar e demantonte lajmin se është anëtarsuar tek kjo parti ( shiko foton poshtë ).