Halil Snopçe: Do ta votojmë ligjin për regjistrim edhe pse pushteti ka qasje refuzuese ndaj opozitë

0

Halil Snopçe: Do ta votojmë ligjin për regjistrim edhe pse pushteti ka qasje refuzuese ndaj opozitë

Deputeti i koalicionit,,Tash është Koha” Halil Snopçe në debatin televiziv në ,,Click Plus” ka deklaruar se opozita shqiptare ka vullnet dhe disponim për të mbështetur por edhe për të kontribuar në sjelljen e ligjit për regjistrim,por sjellja e pushtetit ka qenë tendencioze dhe refuzuese.

Halil Snopçe ka deklaruar se Koalicioni,,,Tash është Koha” ka propozuar amandamente edhe pse shumica parlamentare ka bërë hile  gjatë procedurës me qëllim që të na pamundësojë propozimin e amandamenteve,në prap se prap kemi arritë në kohë që të bëjmë  propozimet tona shumë konstruktive,por të njëjtët janë refuzuar.
Snopçe gjithashtu ka thënë se nga mënyra e sjelljes së shumicës kemi dyshimet tona se tendenca është që për ndonjë dështim eventual të regjistrimit faji të na hudhet neve,ashtu siç ndodhi më vitin 2011 kur dështoi regjistrimi.
Ka deklaruar Deputeti i opozitës shqiptare Halil Snopçe.