Gazetari Furkan Saliu flet për fushatën e opozitës Shqipëtare ,,SHTETësi për të gjithë”

0

Platforma e prezentuar nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa,i promovuar sot në Shkup, ka ngjall shumë reagime pozitive në oponion.

Gazetari i njohur Furkan Saliu thot se kjo është ajo që pritej dhe duhet ta bëj opozita,hapa dhe iniciativa konkrete.

Ja postimi i plotë:

Kjo është ajo që më së paku e presim nga opozita… VEPRIME KONKRETE!
Ndryshimi në ligjin për shtetësi ka qenë njëri prej premtimet kryesore elektorale nga koalicioni Aleanca&Alternativa, e po mundohen me përmbush edhe si opozitë. Qasje serioze që shpresoj se do shndërrohet në praktikë edhe tek partitë tjera politike.
Koha e premtimeve të mëdha në fushatë dhe e gënjeshtrave të mëdha post-elektorale duhet të përfundojë. Paramendoni, ne jemi populli i vetëm në botë ku Kryeministri i parë shqiptar votohet si avokat i popullit 😛
Pra, nëse iu është mohuar e drejta për marrjen e shtetësisë, keni ndonjë të afërt që nuk e posedon këtë dokument, adresa është https://www.shtetesia.mk/ .

BTW, që mos të mbetet vetëm premtim, do ta ndjekim me vëmendje se si do të funksionojë ky projekt i opozitës e sigurisht, do ta ndjekim edhe aktivitetin e deputeteve në Kuvend 😊