Gylimsere Kasapi kandidat i përbashkët i LSDM dhe BESËS për Tetovë!?

0

Gylimsere Kasapi kandidat i përbashkët i LSDM dhe BESËS për Tetovë!?

Burime brenda Lsdm bëjnë të ditur se kan filluar kalkulimet për zgjedhjet lokale,sipas tyre po shqyrtohen mundësi për kandidat të përbashkët në Tetovë.
Janë disa emra që lakohen,por si kandidat serioz dhe me gjasë i pranueshëm edhe për partnerin e koalicionit Besa është ish-Deputetja e Lsdm nga Tetova Gjylimsere Kasapi.

Nga Lëvizja Besa nuk ka ndonjë reagim për emrin e Gjylimsere Kasapit për shkak të respektit që gëzon znj.Kasapi në Tetovë.

Kalkulimet mes Lsdm dhe Besës po bëhen edhe për Komuna të tjera,sepse koalicioni LSDM-BESA do të garojnë me lista të përbashkëta si koalicion i përbashkët.
Komunat ku Besa do të ket kandidat të sajë janë Zhelina, Çairi dhe Haraçina.
Në Çair si emër që lakohet për kandidat të mundshëm është deputeti aktual Kastriot Rexhepi,në Zhelin me gjasë nuk do të ket emër të ri,kurse në Haraçinë si kandidat shum serioz flitet emri i Bastri Bajramit,aktualisht Deputet dhe Ish-Kryetar Komune.