Miratohet ligji për regjistrim,Maqedonia e Veriut mbetet pa shumicë parlamentare!?

0

Miratohet ligji për regjistrim,Maqedonia e Veriut mbetet pa shumicë parlamentare!?

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot me 62 vota pro,përfshi edhe votat e opozitës shqiptare miratoi ligjin për regjistrim,por edhe përskaj 9 votave të opozitës shqiptare ligji u miratua me 62 vota nga 61 aq sa nevojiten për sjelljen e ligjit në fjalë.

Pyetja logjike që duhet parashtruar është nëse pushteti ka shumicë ose jo?
A ka rënë sot qeveria Zaev 2?
Përse munguan aq shumë deputet të shumicës?
Ndër ata që kanë munguar janë edhe Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Bilall Kasami,e që i takojnë shumicës parlamentare.
Ndryshe,ditëve të fundit shumica parlamentare kishte akuzuar opozitën shqiptare për bllokim të Kuvendit,por votimi i sotëm nxorri të vërtetën në sipërfaqe. Pushteti LSDM-BDI nuk kanë shumicën në Kuvendë dhe kjo praktikisht don të thotë se vendi është pa një shumicë qeverisëse që nënkupton ose qeveri të re ose zgjedhje të jashtzakonshme.
Ditëve në vijim do të bëhet më e qartë se çfar rruge do të ndjekë Kuvendi dhe cila do të jetë zgjidhja edhe pse kushtetutë e parasheh këtë situatë dhe ofron zgjidhje ligjore për formimin e një shumice të re parlamentare.