Ziadin Sela: Shtetësi është e drejtë elementare prandaj duhet mbështetje nga të gjitha faktorët politik

0

Ziadin Sela: Shtetësi është e drejtë elementare prandaj duhet mbështetje nga të gjitha faktorët politik

I ftuar në emisionin,,Enter” në TV shenja Kryetar i Aleanca për Shqiptarët Ziadin Sela ka folur për aktuelitet politike në vendë.
Duke folur për çështjen e shtetësisë,ka deklaruar se Koalicioni Aleanca dhe Alternativa kanë propozuar një ligjë me qëllim që të zgjidhet një çështje shumë e ndjeshme siç është marrja e shtetësisë, dhe për fat të keq shumicë e tyre janë shqiptarë.

Sela: U bë shumë zhurmë rreth propozimit tonë,sidomos me atë pjesën që ka të bëjë me punën e dëshmitarëve,por tendenca është të paraqitet Maqedonia e Veriut si ,,parajsë” e dikush do e keqpërdorë këtë mundësi për të marrë shtetësi përmes dëshmitarëve,Ju lutem,po kush do të dëshironte të jetoj në një shtet siç jemi në, më korrupsion,me nivel të ulët të zhvillimit ekonomik,shtet që përdit monton raste politike, prandaj njerzit janë duke ikur nga këtu,por çështja është se këta qytetarë që nuk kanë shtetësi kanë pasuritë e tyre këtu,kanë familjet dhe gjithçka,prandaj kërkojnë shtetësi.
Prandaj nuk mban arsyetimi se më duam të propozojmë diçka jasht standardeve,sepse ky problem ka ndodhur në momentin kur është shpërbërë ish-jugosllavia dhe këta qytetarë kanë mbetur pa shtetësi edhe pse ju ka takuar me automatizëm. Ka deklaruar Ziadin Sela në Tv Shenja.