Limani: Ç’rrënjosim korrupsionin e ngjizur nga BDI në Gostivar

0

Limani: Çrrënjosim korrupsionin e ngjizur nga BDI në Gostivar

“Qytetarët e Gostivarit edhe një herë dëshmuan se në Komunën e Gostivarit perceptimi mbi korrupsionin shënon rënie. Kështu kishin thënë edhe në humumtimin e Asociacionit për Iniciativa Demokratike (ADI), po të njejtën përgjigje e japin edhe pas propagandës së BDI në Gostivar”. Ky reagim vjen nga shefi i kabinetit të kryetrit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani. Përmes një shkrimin në rrjetet sociale, Limani thotë se edhe Qendra për analiza ekonomike (CEO) gjithashtu dëshmon se Komuna e Gostivarit është komuna më transparente në rajonin e Pollogut.

“Me të gjitha komentet pas publikimit në media të informacionit që ua dërgoi BDI, qytetarët dëshmojnë se nuk e ndajnë të njejtin mendim me ata që kanë ngjizur korrupsionin në komunën tonë, e që ne çrrënjosim të njejtën gjë paralelisht me investimet edhe përskaj pengesave të vazhdueshme nga pushteti qendror që po na bëhen nga po ky subjekt. Radhën tjeter kur të dilni me pseudo konferenca, siç keni dalë deri më tani, bëni mirë vërtetë të hulumtoni pak”, shkruan Valbon Limani, shef i kabinetit të kryetarit, Arben taravari.

Limani më tej thotë se “të pa gabuar nuk jemi edhe ne, mirëpo bëni opozitarizmin ashtu siç kërkohet, duke qenë vërtetë korrektorët e pushtetit. Kritikat do t’i pranojmë me të vetmin qëllim që qytetarët tonë të qeverisen ashtu siç meritojnë”. Në fund të reagimit, Limani i ka kujtuar opozitës në Gostivar zgjedhjet lokale, duke u thënë atyre shihemi në tetorë.