DAP-i po bën ,,kërdi” me denime ndaj bizneseve shqiptare në Kërçovë

0

Gjatë ditës së sotme “DAP – Drejtoria për të Ardhurat Publike” ka ndërmarr një aksion rigoroz në Kërçovë siç duket me të vetmin qëllim – të dënohen pa mëshirë, me tendencë dhe në mënyrë selektive afaristët shqiptarë.
A është edhe kjo pjesë e programit “jetë për të gjithë” të cilën proklamonte kryeministri, apo është pjesë e thirrjes “bashkë për PARA”?
Kryeministri me ndihmën e veglave të tij duket se nëpërmjet dënimeve tenton të mbush buxhetin ose me lekët e dënimeve do paguhen vaksinat kundër COVID-19, të cilat ende mungojnë në këtë të ashtuquajtur “shtet”, e nga ana tjetër shtetet normale kan filluar fazën e dytë të vaksinimit.
Bëni KUJDES, “pandemitë” nuk kanë fund në këtë “shtet”.
Kur qeveritë e shteteve normale ndihmojnë në forma të ndryshme afaristët për të mbijetuar këtë periudhë të vështirë, në këtë të ashtuquajtur “shtet” afaristët shqiptarë ndihmohen dhe stimulohen me dënime.
Pakoja e 4-t e ndihmave për qytetarët në kohë pandemie për disa do të jetë në formë leku, ndërsa për shqiptarët në formë dënimi !

Shkruan: Sead Abduli