Lëvizja BESA zëvendëson kryetarin e Rinistëve jashtë normave dhe procedurave statutore!?

0

 

Lëvizja BESA zëvendëson kryetarin e Rinistëve jashtë normave dhe procedurave statutore!?

Lëvizja BESA vazhdon të ndalojë zërin kritik brenda partisë së saj. Ajo sot në emisionin Click Plus ku janë të ftuar kryetarëve e Forumeve Rinore të partive politike, e ka propozuar Ali Qamilin dhe jo kryetarin aktual të Forumit Rinor Liridon Useini.

Liridon Useini, ishte i pari që reagoi për politikat jo korrekte të BESËS në qeverisje dhe për anashkalim të rinisë në vendimarrje. Pastaj më vonë me akt të pa bazuar në statut partiak dhe rregullore, disa rinistë të udhehequr nga Albi Qamili nën direktiva të Adnan Azizit u distancuan nga kryetari Liridon Useini.

Sipas rregullores dhe statutit, kryetari i Forumit Rinor të BESËS zgjidhet në kongres me shumicë votash, edhe i njëjti mund të shkarkohet në kuvend. Në këtë rast BESA nuk ka bërë një gjë të tille dhe sipas asaj që shihet, Liridon Useini është zëvendësuar duke u shkelir statuti partiak.

Pritet të ketë reagim nga Useini, për këtë çështje se a do të vazhdojë të jetë në krye të Forumit Rinor apo do të pranojë shkarkimjn nga Adnan Azizi.