Ziadin Sela, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani për kafe në Prizren

0

Ziadin Sela, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nesër për kafe në Prizren

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani nesër do të pinë kafe së bashku në qytetin e Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, i cili nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale ka treguar që nesër në ora 11.30 qytetarët e Prizrenit mund të pinë kafe në Shatërvanin e njohur, së bashku me kreun e ASH-së Ziadin Sela i cili do të nderojë në fushatë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Kjo nuk do të jetë hera e parë që kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela do të kyçet direkt në fushatën e Vetëvendosjes, kujtojmë që ai edhe më herët ka pasur raporte të mira me Kurtin, duke bërë gjithnjë thirrje që Kurti të jetë personi i duhur që do e dërgoj Kosovën përpara në sfidat e shtetndërtimit dhe ato eurointegruese.

Ndryshe, Vetëvendosje dhe Aleanca për Shqiptarët kanë bashkëpunim me raporte të mira që rezulton në përkrahje të njëra tjetrës në fushata zgjedhore