Ilire Dauti flet për ligjin për Shtetësinë kurse Agim Nuhiu reciton poezi

0

Ndërhyrjet e shumta të zevendës ministrit të Drejtësisë, Agim Nuhiu në emisionin e mbrëmshëm “Rruga Drejt” kanë nxitur reagimin e deputetes së koalicionit ASH-AAA, Ilire Dauti. Deputetja opozitare i ka quajtur sjellje fëmijërore ndërhyrjet e vazhdueshme të Nuhiut gjatë kohës që po fliste për problemin me mungesën e shtetësisë së shumë shqiptarëve në RMV. Ajo, ka ironizuar edhe me lëvdatat që i bëri Nuhiu, liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. “Unë nuk do të merrem me sjelljet fëmijërore të Nuhiut sepse nuk ia vlen. Derisa ai reciton poezi për liderin, unê po shpalos problemet e shumta të shqiptarëve që nuk kanë shtetësi”, u shpreh zonja Dauti. Ndërkohë Nuhiu, i cili gjatë gjithë kohë i ndërhynte në fjalë deputetes opozitare Ilire Dauti, tha se gjatë qeverisjes së partisë që përfaqëson, 13 mijë shqiptarë janë pajisur me shtetësi. “Opozita le ta vazhdojë gjumin se jemi ne këtu për tu kujdesur për shqiptarët”, u shpreh mes tjerash Nuhiu.