Reagim: Aleanca dhe Alternativa e bëjnë ,,për 5 pare” zv.Ministrin e Shëndetsisë

0

Reagim ndaj deklaratës së Zv.Ministrit të Shëndetsisë Ilir Hasani

E përkujtojmë Zv.Ministrin Hasani se ligji për përdorimin e gjuhëve parasheh edhe dënime për të gjithë ata institucione që nuk respektojnë ligjin në fjalë,nëse nuk e keni ditur egziston edhe një inspektorat për këtë gjë.

Mirë që pas shumë viteve një funksionari të BDI i ka dalë gjumi dhe i është kujtuar se nuk zbatohet ligji për përdorimin e gjuhëve pikërishtë nga shumë institucione që udhëhiqen nga kuadro të BDI,ashtu siç po e pranon edhe Zv.Ministri Hasani.

I bëjmë thirrje zv.Ministrit Hasani që mos luaj rolin e pacientit por të bëjë punën pët të cilën ka përgjegjsi dhe paguhet me para të qytetarëve.

I nderuar Zv.Ministër, lëreni populizmin, ju keni përgjegjsi ti bëni punët dhe jo të shprehin pakënaqësi se nuk zbatoheshka gjuha shqipe në Ministrinë tuaj.
Nëse nuk e dini se si bëhet kjo punë,u tregojmë ne,ju duhet ta thirrni inspektoriatin dhe fillimishtë të dënoni instucionin tuaj ku ju jeni zv.Ministër,më pas duhet të dilni dhe të ju kërkoni falje publike shqiptarëve që nuk keni arritë të zbatoni ligjin për përdorim të gjuhëve në institucionin që udhëhiqni Ju.

Ju në vend se të ankoheni,është mirë të veproni sepse me vite të tëra, Ju edhe kolegët tuaj nga BDI luani rolin e vëzhguesit dhe ankoheni sikur të ishit ndonjë mision vëzhgues dhe jo përfaqsues të popullit,po Ju përse jeni vendosur aty,cila është detyra juaj?

Mos u mundohni të shfajsoni vehten dhe ti ikni përgjegjsisë,ashtu siç keni bërë e po bëni për 20 vite me radhë,por kërkoni falje publike e më pas dorëhequni dhe bëni atë punë që dini ta bëni më mirë,si një mjek i shkëlqyer,punë për të cilën gëzoni edhe respektin tonë,por mos merrni në qafë popullin dhe vehten duke pranuar publikisht se jeni të paaftë të bëni një punë për të cilën keni përgjegjsi dhe keni marrë mandat nga populli.