Fryma e krijuar nga fitorja e Albin Kurtit mundë të jet fundi politik i Ali Ahmetit!?

0

Fitorja e Albin Kurtit fundi politik i Ali Ahmetit

 

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë kanë përfunduar, ndërsa pas fitores triumfaliste të VV-së të Albin Kurtit, gati se gjithë liderët rajonalë uruan fitoren e Kurtit, përveç kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Në natën e zgjedhjeve, pasi që filluan të dalin rezultatet dhe fituesi i tyre u shpall që në orët e para të hapjes së kutive, ishte kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili përpos që u vonua me urimin e fitores së Kurtit, ai pa fije turpi shprehi urimet e tija edhe u.d. kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.
“… uroj edhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën europiane”, kishte shkruar Ahmeti.
Kjo qasje e Ali Ahmetit nuk mund të përshkruhet ndryshe përveç se t’i thuhet dyftyrësi e shumëftyrësi e BDI-së. Pse Ali Ahmeti po frikohet fitores së Albin Kurtit?, kjo fitore politike në Kosovë a mund të jetë edhe fundi i karrierës politike të Ali Ahmetit dhe BDI-së?