Taravari: Qeveria ska as plan dhe as ide as kapacitet për sigurim të vaksinave

0

Taravari: Qeveria ska as plan dhe as ide as kapacitet për sigurim të vaksinave

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në emisionin Rruga Drejt në ALSAT M ka deklaruar se politika shëndetësore e vaksinimit të Maqedonisë së Veriut ka dështuar në tërësi. Ai tha se shëndeti i qytetarëve është i rëndësishëm, e këtë rëndësi Qeveria nuk e ka prioritet:

Shëndeti i pacientëve është më i rëndësishëm. Ne ironizuam me vaksinat që ishin 4Mijë që erdhën nga Serbia, dhe u prit nga gjysma e qeveritarëve të cilët e pritën vaksinën me pritje spektakulare. Çfarë mesazhi dërgoi kryeministri Zaev me atë pritje spektakolare vetëm për një kuti. Neve si mjek, na intereson se sa më shpejtë të kryhet vaksinimi i qytetarëve.

Ai gjithashtu deklaroi se Maqedonia e Veriut është vonë në procesin e vaksinimit dhe se nga sistemi COVAX ende nuk ka siguruar doza të mjaftueshme, edhe pse Qeveria deklaron ndryshe:

Kryeministri Edi Rama e solli direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dozat që nga Janari, edhe kryeministri i Serbisë i ka gjetur të njëjtat. Maqedonia e Veriut qëndron në COVAX Sistem, ministri thotë që ka porositur 800Mijë vaksina, ndërsa sistemi e nxjerr se vetëm 100mijë janë te rezervuara.