Në 2009 BDI kishte tentuar që të arrestojë Albin Kurtin e konfirmon këtë edhe Artan Grubi!?

0

Në 2009 BDI kishte tentuar që të arrestojë Albin Kurtin e konfirmon këtë edhe Artan Grubi!?

Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet Artan Grubi dhe Albin Kurti po nxjerr në pah një të vërtet tjetër kurse lajmi se Artan Grubi pot ky lajm rezulton të jetë i pavërtetë.
Ë vërteta është se në periudhën kur ka ndodhë rasti në vitin 2009,Zv.Ministër i Policisë ishte Xhevat Buçi,kurse zv.drejtor i sigurimit Zemri Qamili.

Janë burimet e afërta të portalit News33 që përgënjeshtrojnë këtë lajm. Burimi ynë thotë se Grubi nuk ka pasur mundësi t’i lirojë sepse Kurti e Ymeri në Bllacë ishin ndalur pikërisht nga njerëzit e BDI-së “Artan Grubi nuk e shpëtoi nga burgu Albin Kurtin Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe aktivisti i atëhershëm i kësaj Lëvizje, Visar Ymeri, dhjetë vite më parë, ishin nisur nga Prishtina për të marr pjesë në një përvjetor të Lëvizjes Zgjohu,në Shkup.
Ata u ndaluan nga policia në hyrje të Maqedonisë, për më shumë se dy orë, ndonëse një pjesë e madhe e policëve dhe komandanti i tyre në stacion kanë qenë shqiptar. Në një kohë kur BDI ishte pjesë e Qeverisë. Artan Grubi nuk ka shkuar në kufij për tu interesuar për fatin e të ftuarve të tij, por ai ka qendruar në lokalin Kap-An në Shkup. Nga Prishtina njoftojnë se me të kuptuar për ndalimin e Kurtit në pikën kufitare aty ka shkuar ekipi i RTK-së në Maqedoni, gazetari Besnik Iseni dhe xhiruesi i tyre Suhejl Jonuzi.
Ata kanë raportuar në Televizion për ndalesën e Kurtit nga policia. Pas marrjes në pyetje fillimisht është liruar Visar Ymeri dhe një orë më vonë Albin Kurti. Që të dy kanë udhëtuar drejt Shkupit me veturën e ekipipit të RTK-së, meqë veturën e tyre drejtuesit e Vetëvendosjes e kishin lënë në anën kosovare.
Ata kanë qëndruar për rreth 1 orë në mbrëmjen e organizuar nga Lëvizja Zgjohu dhe përsëri me ekipin e RTK-së janë kthyer drejt kufirit të Kosovës