A ka filluar ndarja e BDI-së mes Ahmetit dhe Musa Xhaferit,degët e BDI-së po deklarohen publikisht!?

0

 A ka filluar ndarja e BDI-së mes Ahmetit dhe Musa Xhaferit,degët eeBDI-së deklarohen publikisht!?

Konflikti mes Artan Grubit dhe Izet Mexhitit duket se nuk është një lojë e thjeshtë,pasi dihet qartë që Ali Ahmeti po mbanë anën e Grubit kurse Musa Xhaferi po mban anën e Mexhitit.
Akuzat dhe kundërakuzat kanë filluar që moti,por ditëve të fundit këto ndarje kanë marrë zhvillime serioze.
Fakti që Mexhiti,Bexheti dhe Musa Xhaferi nuk përfillën ftesën e Artan Grubit në cilësinë e Sekretarit Gjeneral për takim me Kryetarët e Degëve,ishte sinjal i qartë se në fakt,kjo është një ,,luftë” mes Ahmetit dhe Xhaferit.
Çuditërisht,portalet pro-BDI pas takimit filluan të publikojnë lajme me Titull ,,Dega e Tetovës mbështet fuqishëm Ali Ahmetin” ose ,,Zhelina rreshtohet pas Ali Ahmetit” kjo është sinjal se tani më veç ka filluar edhe ndarja e strukturave mes Ahmetit dhe Xhaferit.
Sekretari Gjeneral Artan Grubi në takim me Kryetarët e Degëve sipas një burimi të afërt me grupin e Musa Xhaferit thotë se ,,Grubi i ka urdhëruar Kryetarët e Degëve që të mbajnë mbledhje me degët dhe të vendosin nëse janë me Ahmetin ose me Musa Xhaferin”


Kjo situatë brenda BDI cilësohet si një situatë shumë e rrezikshme,sipas burimit në fjalë, Musa Xhaferi gëzon mbështetjen e gjysmës së degëve të Bdi duke filluar nga Likova,Kumanova,Haraçina,Studeniçani,Çairi,Saraji por edhe qytetet si Kërçova dhe Struga janë nën kontrollë të Musa Xhaferi.